Ballina Kryesore VIDEO/ “Ky Tan Hoxha ku është mor burr”, ç’ndodhi mbrëmë pas kamerave...

VIDEO/ “Ky Tan Hoxha ku është mor burr”, ç’ndodhi mbrëmë pas kamerave në emisionin e Blendi Fevziut

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lokalin “monopol” në ish-Bllok në Tiranë.

Gazetarë e zyrtarë policie ishin në panel mbrëmë në emisionin “opinion” të Blendi Fevziut, por duket se nuk kanë munguar edhe momentet e “sikletshme” me të ftuarit.

Pak sekonda para se të niste emisioni, duket se një nga të ftuarit, gazetari investigativ Artan Hoxha mungonte në karrigen ku duhet të ishte pozicionuar.

Ky detaj është i dukshëm edhe në videon e mposhte, ku shihet gazetarja Dasara Metaj, duke kërkuar për gazetarin Hoxha.

“O Tan, ky Tan Hoxha ku është mor burr”, dëgjohet gazetarja, por duket se ky problem është “riparuar” në kohë, pasi i ftuari ishte prezent në panelin e të ftuarve gjatë gjithë emisionit.