Ballina Kryesore VIDEO/ Lamtumirë arkivole! Prezantohet ideja brilante e varrezave të së ardhmes

VIDEO/ Lamtumirë arkivole! Prezantohet ideja brilante e varrezave të së ardhmes

Lamtumirë arkivole! Tashmë do të eshtrat e të njerëzve tuaj të dashur që do të ndahen nga kjo jetë, do të “shndërrohen” në pemë.

Por si do të funksionojë kjo ide brilante?
Projekti në fjalë ka të bëjë me heqjen e arkivoleve dhe gureve të varreve në një park përkujtimor të mbushur plot me pemë.

Dhe për këtë janë krijuar disa kapsula në formën e vezës, të cilat do të zëvendësojnë arkivolet.

Brenda këtyre kapsulave do të futet trupi i njerëzve që do të ndërrojnë jetën. Trupi i pajetë, i vendosur në pozicionin e një fetusi brenda kapsulës, do të dekompozohet natyralisht me kalimin e kohës, duke u kthyer në hi (humus), dhe kapsula do të groposet në Tokë, shkruan “DuaLajm.com”.

Pastaj mbi dheun e kapsulës do të mbillet një farë peme. Brilante si ide apo jo?

Kapsula që do të mbaj hirin e trupit
Kapsula lejon dekompozimin e trupit në mënyrë natyrale, si dhe vetë ajo degradohet me kalimin e kohës. Fara e hedhur në tokë do të ushqehet dhe rritet nga hiri, dhe më pas do të bëhet pemë.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Organic Burial Pods Will Turn Loved Ones Into Trees.

Posted by Be Inspired. Aspire. on Thursday, July 19, 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook