Ballina Kryesore VIDEO / Liga e Kombeve, Zvicra shpartallon Islandën me rezultatin e thellë,...

VIDEO / Liga e Kombeve, Zvicra shpartallon Islandën me rezultatin e thellë, shënojnë tre shqiptarët

Kombëtarja zvicerane ka korrur një fitore tenistike në Ligën e Kombeve. 6-0 janë imponuar helvetët ndaj Islandës në Kybunpark. Plot gjashtë gola të shënuar nga gjashtë lojtarë të ndryshëm zviceranë.

Steven Zuber hapi serinë e golave në minutën e 13′ duke përfituar nga një shërbim i përsosur i Ricardo Rodriguez. Kur u duk sikur po mblidhnin veten, nordikët pësuan të dytin kur në të 23′, mesfushori difensiv Denis Zakaria dyfishoi i asistuar nga Fabian Schar. Pas 2-0 islandezët tentuan rinisjen, por pa skukses.

Pjesa e dytë ishte u luajt totalisht në një sens. Xherdan Shaqiri realizoi golin e 3 për të tijtë falë një goditje të lirë të ekzekutuar në perfeksion në minutën e 53′. Goli i katërt në minutën e 67′ pa për protagonist Seferovic. Ky i fundit dhuroi pas katër minutash asistin për Ajetin që shënoi të pestin në të 71′. Mehmedi vulos rezultatin e takimit në të 82′, dhe shifrat 6-0 të fitores së Zvicrës.