Ballina Aktualitet VIDEO/ “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin”, hidhen tymuese e fishekjzarre drejt Gjykatës së...

VIDEO/ “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin”, hidhen tymuese e fishekjzarre drejt Gjykatës së Apelit në Shkodër

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur paraditen e sotme para Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku pritet të jepet vendimi për 11 kuksianët që u arrestuan pas protestës në “Rrugën e Kombit”.

Mësohet se janë rreth 150 efektivë policie që ndodhen pranë Gjykatës, ku përfaqësues të opozitës kanë paralajmëruar një tubim.

Protesuesve, mes të cilëve janë edhe familjarët e të arrestuarve, u janë bashkuar edhe deputetë të opozitës, si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Me thirrjet “Lironi vëllezërit tanë, arrestoni Saimir Tahirin”, ata kanë hedhur tymyese në drejtim të Gjykatës, dhe fishekzjarrë.

Në orën 11:00, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

11 protestuesit e arrestuar

  • Shpëtim Toda
  • Xhevahir Hereni
  • Elton Cengu
  • Florin Onuzi
  • Shkëlqim Vata
  • Xhevahir Gashi
  • Ervis Ruçi
  • Rasim Onuzi
  • Vasil Laçi
  • Abdi Haziri
  • Edmond Matmuja

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook