Ballina Aktualitet VIDEO/ Luante me orë të tëra lojëra në kompjuter çdo ditë, shihni...

VIDEO/ Luante me orë të tëra lojëra në kompjuter çdo ditë, shihni se çfarë ndodhi me fytyrën 6-vjeçarit

Një fëmijë 6 vjeçar pësoi një paralizë faciale permanente pasi luante në kompjuter për 9 orë në ditë.

Filimisht John Nathan Lising, nga Nueva Ecija në Filipine e nisi me tike të pakontrollueshme faciale.

Nuk i ndalonte dot qepallat të lëviznin. Prindërit e dërguan për një kontroll në spital por analizat vërtetuan se John kishte një tru të shëndoshë.

Një javë më pas ai pësonte paralizë faciale çdo 20- 30 minuta, pavarësisht se nuk përdorte më smartphone apo tablet.

Babai, Edgar është i bindur se simptomat janë shkak i lojës së tepërt të djalit në smartphone dhe tablet

Ai tha: “Djali im gjithmonë ka qenë i shëndetshëm. Nuk ka pasur kurrë asnjë problem më përpara. Problemet nisën më 23- 24 korrik dhe nuk ndaluan. Jam i bindur se shkaku është loja e tepërt në Iphone e Tablet. ”

Mjekët besojnë se simptomat tregojnë se ai ka pasur një paralizë që ka prekur gjysmën e trurit por nuk janë në gjëndje të diagnostifikojnë dhe të përcaktojnë shkakun nga ka ardhur. Kur problemi vijoi ata e dërguan në një spital tjetër.

“John shikonte kukulla në tv sapo zgjohej, më pas me të ardhur në shtëpi nga shkolla, ora 15:00 luante lojra në smartphone dhe tablet. Lojrat ishin vetëm për fëmijë dhe jo me dhunë. Ai u bë i varur nga ato. Ishte i lumtur dhe ne asnjëherë nuk menduam se do kishte një problem. Por tani ai ka tiket në fytyrë çdo ditë. Doktorët thonë se gjëndja shëndetësore mund të jetë shkaktuar nga pajisjet por nuk kanë prova konkrete. Ndërsa si nënë jam e sigurtë që shkaku janë ato dhe ne ia kemi ndaluar çdo lojë elektronike,” thotë e ëma e djalit 6 vjeçar.

LEXO EDHE:  E frikshme! Fëmija luan në dritaren e katit të 5-të, fqinjët e filmojnë dhe publikojnë pamjet në rrjet (VIDEO)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook