Ballina Kryesore VIDEO/ Meta pret në Tiranë presidenten kroate, ja çfarë u diskutua

VIDEO/ Meta pret në Tiranë presidenten kroate, ja çfarë u diskutua

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç gjatë vizitës së saj në Shqipëri, u prit nga Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Ilir Meta, Kitaroviç tha se Shqipëria ishte miku i Kroacisë gjatë kohës që miqtë ishin të pakët dhe shqiptarët në Kroaci kanë luftuar vullnetarisht për lirinë e Kroacisë.

Presidentja kroate tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe duhet të fuqizohen.

“Bisedat sot ishin shumë miqësore. Shpreh besimin dhe shpresën se ne do të vazhdojmë këtë dialog dhe ne diskutuam për bashkëpunimin. Shqipëria ishte miku jonë gjatë kohës kur miqtë ishin të pakët. Shqipëria na ka mbështetur gjatë kohës që ne luftonim për lirinë e kombit tonë. Nga 18 mijë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacisë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë Minoriteti shqiptar në Kroaci është një shembull i përfaqësimit të minoritetit në shoqëri. Mendoj se kemi potenciale më të mëdha për fushimin e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme”, tha presidentja kroate.

Presidenti Meta në fjalën e tij, gjithashtu i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin që ka dhënë për Shqipërinë në proceset integruese.

“Me Kroacinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera.  Sëbashku me presidenten kemi rënë dakord që të vizitojmë zonën ku banojnë arbanasit duke qenë se është dhe viti i Skënderbeut. Falenderova presidenten për mbështetjen që i jep Kroacia çeljes së negociatave të Shqipërisë. Ne ndajmë vizione të përbashkëta edhe në fushën e sigurisë. Do t’i kushtojmë vëmendje bashkëpunimit ekonomik. Presidentja e Kroacisë nuk mund të mos e vizitonte Shqipërinë në Vitin e Skënderbeut. Ajo është këtu për 3 ditë dhe nesër do t’i adresohet Kuvendit të Shqipërisë. Duke e uruar edhe për performancën e jashtëzakonshme të ekipit të Kroacisë në kampionatin Botëror, dua t’i uroj suksese gjatë kësaj vizite të rëndësishme”, tha Meta.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Gjendet i varur në burgun e Shën Kollit një 20-vjeçar (Emri)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook