Ballina Kryesore VIDEO/ Miliarderi rus nuk i ndahet Shqipërisë, superjahti luksoz ankorohet sërish në...

VIDEO/ Miliarderi rus nuk i ndahet Shqipërisë, superjahti luksoz ankorohet sërish në Sarandë

Superjahti i miliarderit rus Andrey Melnichenko në këto të ngrohta shtatori, është ankoruar sërish në Sarandë.
Mbërrin në Sarandë për herë të dytë gjatë këtij sezoni turistik, jahti ‘Sailing Yacht A’.

Andrey Melnichenko është personi i 7 më i pasur në botë, ndërkohë që nuk dihet nëse vetë biznesmeni rus ka qenë brenda mjetit lundrues.

Jahti ka një gjatësi prej afro 143 metër, ndërsa vlera e tij është 500 milionë dollarë.

Kujtojmë se superjahti “Sailing Yacht A” u ankorua në brigjet shqiptare gjatë muajit korrik, dhe ngjarja bëri jo pak bujë në media.

Herën e kaluar jahti qëndroi në Sarandë për furnizim me karburant. Edhe këtë herë arsyeja e ndalesës është po e njëjta.