Ballina Kryesore VIDEO/ “Moj Evropë moj k**va motit…”, Sekretari i Partisë Komuniste të Shqipërisë...

VIDEO/ “Moj Evropë moj k**va motit…”, Sekretari i Partisë Komuniste të Shqipërisë “shpërthen” ndaj Perëndimit

Veteranët e luftës antifashiste nacional çlirimtare kanë zhvilluar homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit” ditën e sotme.

Me pankarta në duar dhe me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha ata kanë përkujtuar luftën antifashiste.

Të indinjuar me ceremoninë stetërore për varrimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit kanë bërë thirrje kundër qeverisë Rama duke e quajtur neoballiste.

Nga ana tjetër, Sekretari i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, Gjon Bruci, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Europës, duke përmendur shprehjen e Gjergj Fishtës, “Moj Evropë moj k**va motit, e re mohit besës Zotit “.

“Askush nuk e pyeti popullin shqiptar se çfarë sistemi do, por erdhën me flakë e zjarr në dorë, e ndezën të gjithë Shqipërinë, e shkatërruan komplet dhe kemi mbetur tani me dy aprate. Shohim televizor dhe hamë makarona nga perëndimi. Evropa politika ka ngelur ashtu siç ka thënë Padër Gjergj Fishta: ‘Moj Evropë moj k**va motit, e re mohit besës Zotit’. Dy herë shqipëria e ka shpëtuar Evropën, një herë në kohën e Skënderbeut e një herë në kohën e Enver Hoxhës”, tha ai.