Ballina Aktualitet VIDEO/ “O zotëri kam ardhur të pyes unë”, përplasje mes Çim Pekës...

VIDEO/ “O zotëri kam ardhur të pyes unë”, përplasje mes Çim Pekës dhe Bashës, ja si i përgjigjet lideri demokrat pyetjes së gazetarit

Lideri i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku është përballur me pyetjet e gazetarëve në panel.

Mes tyre ka qenë dhe gazetari dhe moderatori i njohur, Çim Peka, i cili e ka pyetur disa herë Bashën se pse nuk ju përgjigjet publikisht deklaratave të ambasadorëve që sipas tij janë të një anshme.

Basha u shpreh se u parashtron ambasadorëve të gjitha problemet e qeverisë dhe qëndrimet e opozitës, por nuk i komenton deklaratat e tyre.

Ndërkohë që gazetari Peka insistoi disa herë që Basha t’i përgjigjej pyetjes së tij. Basha deklaroi se komunikimi i tij është i drejtëpërdrejtë me ambasadorët në takime dhe jo publikisht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook