Ballina Kryesore VIDEO/ “Ore je në metro ti? U enjtsh në by**ë”, kryeministri Rama...

VIDEO/ “Ore je në metro ti? U enjtsh në by**ë”, kryeministri Rama nuk përmbahet ndaj gazetarit

Në emisionin investigativ, “Stop” është transmetuar një bisedë mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari të këtij emisioni.

Bëhet fjalë për gazetarin, Renaldo Bregu, i cili ka telefonuar kryeministrin për t’i komunikuar disa shqetësimi lidhur me turin e llogaridhënies me qytetarët.

Por përgjigja e Ramës ka qenë e papritur, duke e quajtur gazetarin “budalla”.

Telefonata mes tyre:

Rama: Ore je në metro apo s’je në metro?

Gazetari: Eeee faleminderit, kaq më mjafton. (Qesh)

Rama: Kujt i hëhëhë, u enjtsh në bythë, budalla. Mos e përdor më këtë numër telefoni.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme (minuta 11:00)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook