Ballina Bota VIDEO/ Pamje dramatike nga Italia, shpërthimi i autoçisternës në autostradë shkakton 1...

VIDEO/ Pamje dramatike nga Italia, shpërthimi i autoçisternës në autostradë shkakton 1 viktimë dhe 65 të plagosur

Një auto-cisternë ka shpërthyer në zonën Borgo Panigale, në Bolonja, Itali. Sipas burimeve të para shkaku i shpërthimit ka qenë një aksident rrugor i kamionit çisternë që transportonte lëndë djegëse me disa makina të tjera.

Mediat italiane raportojnë se nga shërthimi kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë, 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Live nga vendi i ngjarjes

Pamjet e transmetuara shfaqnin forcat zjarrfikëse duke luftuar me flakët dhe një re e dendur tymi të zi që dilte nga skeleti i kamionit dhe makinave të përfshira nga flakët në një parking pranë autostradës.

Shtëllungat e tymit të shkaktuara nga zjarri janë të dukshme në të gjithë qytetin e Bolonjës.

Momenti i shpërthimit

Nga shpërthimi i fuqishëm është shembur ura dhe autostrada A14 në kryqëzimin midis Bolonjës dhe Casalecchio di Reno është mbyllur. Ndërkohë autoritetet italiane janë në gjendje emergjence.