Ballina Dosier VIDEO/ Pamjet e rralla, shihni si u arrestua Zani Çaushi. Tallej me...

VIDEO/ Pamjet e rralla, shihni si u arrestua Zani Çaushi. Tallej me policin: O shpirti…..

Në vitin 1999, kreu i bandës së Vlorë, Zani Çaushi u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për një sërë krimesh të kryera në vitin famëkeq 1997.

Por në një video të realizuar në 28 shtator 1997, “Associated Press” ka filmuar ndalimin për herë të parë nga policia të Zani Çaushit, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në gjykatë ai u shfaq gjatë gjithë kohës i qeshur dhe indiferent ndaj akuzave për të cilat e akuzonte Prokuroria e kohës.

Ndërkohë që siç dëgjohet edhe nga video, në përfundim të seancës gjyqësore ku iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, Zani Çaushi tallet me një efektiv në momentin që shoqërohet për në furgonin e policisë duke iu drejtuar me fjalët: “Leri gazetarët të filmojnë o shpirti”. (momenti 01:49 në video)

Pas këtij ndalimi, Zani Çaushi do të arrestohej sërish nga Policia në vitin 1998, bashkë me anëtarët e tjerë të bandës por për mungesë provash do rifitonte lirinë. E kjo deri në vitin 1999, kur u arrestua sërish dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook