Ballina Aktualitet VIDEO/ Panik në stadium, korçarëve “u ngrin gjaku”, ç’ndodhi pak minuta para...

VIDEO/ Panik në stadium, korçarëve “u ngrin gjaku”, ç’ndodhi pak minuta para përfundimit të ndeshjes?

Një ngarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e luajtur në qytetin e Korçës.

Vetëm pak minuta pasi Muzaka shënoi golin e vetëm të fitores për korçarët, vëllai i futbollistit të Skënderbeut, Tefik Osmanit, ka rënë nga tribuna, gjatë festimit të golit.

Momente paniku kanë pushtuar stadiumin e korçarëve, ndërkohë që vëllai i futbollistit u dërgua menjëherë me urgjencë drejt spitalit.

Edhe Osmani u zevëndësua nga tekniku Daja dhe shoqëroi vëllain e tij në spital.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook