Ballina Kronike VIDEO/ Përplaset me trafikndarësen dhe më pas me kamionçinën, humb jetën 21-vjeçari,...

VIDEO/ Përplaset me trafikndarësen dhe më pas me kamionçinën, humb jetën 21-vjeçari, plagosen dy pasagjerët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Golem-Durrës, ku një i ri ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur dhe dy persona të tjerë.

Një video e mbërritur në redaksinë e “DuaLajm.com” tregon pamje nga vendi i aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, pranë Shkëmbit të Kavajës.

“DuaLajm.com” mëson se drejtuesi i mjetit tip “Skoda” me targa AA621GF ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen. Por fatale për vdekjen e shoferit 21-vjeçar ka qenë përplasja me një komionçinë.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë e menjëhershme ka qenë dhe mbërritja e policisë në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.