Ballina Bota VIDEO/ Plas keq sherri tek salloni i thonjve, punonjëset rrahin me shkop...

VIDEO/ Plas keq sherri tek salloni i thonjve, punonjëset rrahin me shkop e grushte klientët

Ky është momenti shokues kur punonjësit e një salloni të lyrjes së thonjve përleshen me klientët, duke i goditur me shkopinj, grushta dhe çfarë t’ju kapte dora, pasi një prej tyre refuzoi t’i paguante, duke u justifikuar se nuk ja kishte bërë vetullat siç i dëshironte.

Një prej klienteve ka filmuar pamjen dhe e ka publikuar në rrjetet sociale, ndërsa video po bën xhiron e botës.

Incidenti i rëndë ka ndodhur në New Red Apple Nails, në Nordstrand Avenue të Brooklyn në SHBA.

Siç shihet në video, ata godasin me shkop mbi shpinë një kliente që po përpiqej të shpëtonte mbesën nga “kthetrat” e punonjësve të qendrës estetike.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook