Ballina Kryesore VIDEO/ Rama flet me fakte: Ky është ndryshimi themelor mes nesh...

VIDEO/ Rama flet me fakte: Ky është ndryshimi themelor mes nesh dhe atyre që protestojnë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë një ditë të mbarë ndjekësve të tij në “Facebook” me një video që tregon ndryshimet inveshtimet e bëra nga qeveria në shëndetësi, ku tregohen pamje nga ambjentet spitalore se si ishin më parë dhe si janë sot.

Duke “thumbuar” opozitën, Rama shprehet se, kjo video tregon ndryshimin themelor mes tyre dhe atyre që protestojnë për shëndetësinë që vetëm e shkatërruan.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto 2 minuta të vetme që u tregojnë të gjithë atyre që duan të shikojnë, ndryshimin themelor mes nesh e atyre që sot s’kanë turp të protestojnë për shëndetësinë që vetëm e shkatërruan, ju uroj një ditë të mbarë🌹”, shkruan Rama në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook