Ballina Aktualitet VIDEO/ Rama uron “mirëmëngjes” me pamje të Lungomares gjatë natës, komentuesi: Shihni...

VIDEO/ Rama uron “mirëmëngjes” me pamje të Lungomares gjatë natës, komentuesi: Shihni ç’bëhet me shqiptarët në Francë

Duke vijuar “traditën” e çdo mëngjesi, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme t’ju urojë shqiptarëve një ditë të mbarë me pamje nga Lungomare e Vlorës gjatë natës, të filmuara me dron.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje spektakolare të Lungomares në Vlorë mbrëmë, ju uroj një ditë të mbarë 🎄, shkruan Rama në “Facebook”.

Teksa ka marrë shkas nga masakrimi i 23-vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj në Burgun e Marsejës në Francë, një komentues i shkruan Ramës të pyesë ministrin e Jashtëm se ç’bëhet me shqiptarët në shtetin francez.

“Pyete njëherë ministrin e Jashtëm ose konsullin shqiptar në Francë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Francë”, shkruan komentuesi.

Kujtojmë që i riu nga Shkodra ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, pasi mjekët i hoqën aparaturat.

Video e postuar nga Rama me pamje nga Lungomare e Vlorës:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook