Ballina Kryesore VIDEO/ Rita Ora i vë “flakën” koncertit, pritet në Kroaci me brohorima...

VIDEO/ Rita Ora i vë “flakën” koncertit, pritet në Kroaci me brohorima e flamuj të Kosovës e Shqipërisë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka nisur turin e saj të koncerteve, ku aktualisht ndodhet në Kroaci.

Rita ka uruar Kroacinë për fitoren në çerekfinale ndaj Rusisë, ndeshje e cila u fitua nga ballkanasit me penallti, duke prekur kështu gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ku do të ndeshen kundër Anglisë.

Siç shihet dhe në video, ajo ka vendosur në krah flamurin e Kroacisë bashkë me atë të Kosovës.

Duket se kroatët e kanë treguar më së miri përzemërsinë që kanë ndaj shqiptarëve, duke e pritur këngëtaren shqiptare me brohorima e flamuj të Kosovës e Shqipërisë.

Rita Ora concert in Croatia

WOW! Rita Ora in Croatia (Porec) dancing with Kosovo and Croatian flag. 🇽🇰🇭🇷#imageofkosovo #KosovoPower

Posted by IMAGE of KOSOVO on Sunday, July 8, 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook