Ballina Aktualitet VIDEO/ Rradhë kilometrike në Morinë, shpërthen aktivisti: Shihni turpin, kot e kemi...

VIDEO/ Rradhë kilometrike në Morinë, shpërthen aktivisti: Shihni turpin, kot e kemi sharrë grekun!

Jemi mësuar të shohim rradhë kilometrike në kufirin me Greqinë. Dhe arsyet janë të ditura tashmë. Por ajo që nuk ishte menduar ndonjëherë po ndodh. Kësaj here jo në kufi me fqinjin tonë jugor por pikërisht me Kosovën. Është aktivisti i njohur i shoqërisë civile, Aulon Kalaja ai që ka denoncuar rastin në faqen e tij personale në “Facebook”.

STATUSI I PLOTË
Ora 15:55, e diel, data 06 gusht 2017.
Radha 2 kilometra, ne temperaturen 40 grade. Jo, jo nuk eshte ne doganen e Greqise, eshte dogana e Morinit, qe lidh Shqiperine dhe Kosoven. ( per mendimin tim, nuk duhet te kishte dogane).
Kot e shani grekun, po po, kot fare!
A nuk eshte turp gjithe kjo radhe, e krjuar nga mefshtesia e autoriteteve doganore.
Gjoja po nxisim turizmin! Po turp a nuk keni qe i late njerezit te piqen si misra, duke pritur te kalojne nga shteti i tyre ne kombin e tyre.
Kete te shohe Edi Rama dhe Hashim Thacin dhe mos te meren me traplliqe.
Video do te ishte me e gjate, por nje polic erdhi dhe me shoqeroi ne Komisariatin e Doganes se Kosoves, me pretendimin se nuk kisha leje per te filmuar, por ai nuk e dinte se une jam gazetar dhe i nxora, dokumentin.
(Shiko fundin e videos, kur me ndjek dhe me ndalon polici. Edhe pse me kerkoi qe te mos e publikoj videon, une po bej detyren…)