Ballina Kryesore VIDEO/ Ruçi ndërpret seancën, por Basha vijon fjalën dhe publikon live në...

VIDEO/ Ruçi ndërpret seancën, por Basha vijon fjalën dhe publikon live në “Facebook”

Ka rinisur sërish seanca plenare, pasi u ndërpre për 10 minuta nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Ruçi i ka kërkuar kryedemokratit Basha të largohet nga foltorja, por Basha ka qenë i vendosur për t’u mos larguar bashkë me deputetët e opozitës.

Kjo gjë ka detyruar Ruçin të ndërpresë sërish seancën.

Tensionet në seancën e sotme ishin paralajmëruar më parë nga Basha, në seancën e sotme, e cila mbahet 3 ditë para protestës opozitare, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë.

Por edhe pse seanca është ndërprerë Basha ka vijuar të flasë dhe e ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, fjalën e tij.

Basha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, ndërsa është fokusuar tek çështja e shumë përfolur “Xhafa”.

Sipas Bashës, kjo tregon se qeveria është bërë njësh me krimin dhe rënien e shtetit, dhe rasti i Agron Xhafajt është tregues i qartë i kësaj.

Basha gjithashtu i bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës, që do të zhvillohet në 11 maj.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

“Je përgatitur që nëse nuk hapen negociatat në Qershor t’u thuash shqiptarëve se fajin e ka opozita. Rama dështoi që të plotësojë kushtet për në BE. Kriminalizuat Parlamentin, prandaj çfarëdo daulle të shpuar t’i biesh nga kjo foltore, të vërtetës nuk i shpëton dot. Vetëm ti dhe Xhafaj jeni përgjegjës sot për moshapjen e negociatave. Nuk e bëri PD Tahirin ministër të Brendshëm, por ishte ti Rama. Nuk e lidhi PD Tahirin me krimin, por ti. Nuk e bëri PD Xhafajn ministër të Brendshëm, ndërkohë që vëllai vijon të jetë bosi i drogës në Shqipërisë.

Ti do vetëm llafe boshe, gënjeshtra, trillime, fyerje dhe kërcënime, kundër qytetarëve të tyu, kundër gazetarëve, kundër opozitës, madje edhe kundër europianëve që ta thonë në sy të vërtetën”, u shpreh kryedemokrati Basha.

LEXO EDHE:  Andi Bushati: ARMO është më shumë se paratë në xhepat e Berishës dhe Ramës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook