Ballina Bota VIDEO/ Shihni stërvitjen spektakolare të trupave gjermane për shpëtimin e pengjeve

VIDEO/ Shihni stërvitjen spektakolare të trupave gjermane për shpëtimin e pengjeve

Një operacion për shpëtimin e pengjeve? Jo, nuk është aspak ashtu si duket.

Kjo është stërvitja spektakolare e trupave gjermane, në rast shpëtimi të pengjeve. Stërvitja është zhvilluar në Dresden të Gjermanisë, në Ditën e Forcave të Armatosura.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, trupat e forcave speciale gjermane ngjiten në një ndërtese, ku pasi thyejnë xhamin e dritares, ngjiten lart në ndërtesë.

Më pas ata sulmojnë “pengmarrësit” dhe lirojnë “pengjet” në skenën e improvizuar, me rastin e kësaj stërvitje të veçantë, shkruan “DuaLajm.com”.

Stërvitja ishte pjesë e një shfaqje publike që festonte Bundeswehr, emri i përdorur për ushtrinë gjermane, forcat detare dhe ato ajrore.

Bundeswehr sot ka baza ushtarake aktive në të gjithë Gjermaninë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook