Ballina Aktualitet VIDEO/ Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Itali, në pranga 16 shqiptarë dhe...

VIDEO/ Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Itali, në pranga 16 shqiptarë dhe 2 italianë. Publikohen pamjet e grabitjeve

Policia italiane ka goditur një bandë grabitësish, ku pjesa më e madhe e grupit kriminal ishin shqiptarë.

Mediat italiane njoftojnë se grabitësit ishin kthyer në një shqetësim të vërtetë për banorët e zonës së Kazertës në Itali.

Grupi kriminal i kryente grabitjet nën kërcënimin e armëve, duke u vjedhur banorëve të zonës para dhe sende me vlerë.

Nga superoperacioni i organizuar nga karabinierët, në pranga kanë përfunduar 16 shtetas shqiptarë dhe 2 italianë.

Ata do të përballen me drejtësinë italiane, ku akuzohen për veprat penale “vjedhje”, “grabitje të rënda”, “zhvatje” dhe “kanosje”.

Sipas mediave italiane shqiptarët rezultojnë të kenë kryer 5 grabitje dhe 34 vjedhje.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook