Ballina Kryesore VIDEO/ “Skandalet” e moderatorëve të Fiks Fare, nga puthjet në buzë tek...

VIDEO/ “Skandalet” e moderatorëve të Fiks Fare, nga puthjet në buzë tek rrëzimi spektakolar i mbrëmjes së djeshme

Dita e djeshme ka qenë dita e startit për shumë emisione televizive, mes tyre dhe Fiks Fare.

Dorian Ramaliu dhe Devis Muka u shfaqën në studio nën ritmet e këngës së reperit kosovar Gjiko, “Si Bugatti”.

Sapo u rehatuan në karrigë, i nxitur nga muzika, Doriani nis të kërcejë me duart e mbështetura anash karriges, ndërsa këmbët lart.

Por në mënyrë papritur, ai humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë. Nuk dihet nëse ky incident ishte i planifikuar më parë, apo krejt rastësor.

Kujtojmë se vitin e shkuar moderatorët e nisën emisionin me një puthje në buzë që u komentua gjatë në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

“Kur pushteti amortizon karrigen … E nisëm me një këmbë të mbarë se tjetrën e thyem …” – shkruan krahas videos së bërë publike në “Instagram” Dorian Ramaliu.

Ndërsa Devis, e komentoi nga studio si syri i keq i puntatës së parë të emisionit.