Ballina Kryesore VIDEO/ Skandali me kompaninë “Gulf”, reagon për herë të parë Bes Kallaku

VIDEO/ Skandali me kompaninë “Gulf”, reagon për herë të parë Bes Kallaku

Bes Kallaku ka reaguar për herë të parë pas mashtrimit të mijëra qytetarëve nga kompania “Gulf”, duke përdorur figurën e tij. 

Madje, Besi është treguar i acaruar me mediat që kanë publikuar lajme mbi faktin se ai ishte imazhi i kompanisë. 

Ditën e sotme, aktori përmes një sqarimi të gjatë në ‘Instagram’, bën me dije se edhe ai është mashtruar si shumica e qytetarëve.

“Sqarim. Ju bej me dije se kisha rene dakord qe unë te isha imazhi i kompanisë Gulf për një kohe prej 7 muajsh duke filluar nga muaji Dhjetor. Gjate këtyre ditëve e kam marre vesh vetëm nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie.

Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve qe lidhin figurën time kur njësoj si te gjithë te dëmtuarit edhe un jam pjese e këtij dëmtimi te imazhit tim moral dhe ekonomik. Me vjen keq për çdo kënd te dëmtuar dhe te mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirkuptoj këdo. Gjithashtu edhe un do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt.”, shkruan Besi në Instagram.

 

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook