Ballina Kryesore VIDEO/ Të rinjtë FRPD dhe LRI i dorëzojnë Ramës “biletën” për në...

VIDEO/ Të rinjtë FRPD dhe LRI i dorëzojnë Ramës “biletën” për në Kolumbi, përplasen me policinë tek Kryeministria

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së, kanë marshuar drejt kryeministrisë, ku ishin nisur për t’i dorëzuar simbolikisht “biletën” për në Kolumbi, kryeministrit Edi Rama.

Në duar ata mbanin banderola në formë bilete avioni të përgatitura në mënyrë simbolike, ndërsa bënin thirrje për largimin e Ramës.

Në protestën e të rinjve ka pasur edhe përplasje dhe konfrontime me policinë, por pa incidente serioze.

Pas disa konfrontimeve me policinë, situata është normalizuar, ndërsa të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë vijuar marshimin e tyre me thirrjet: Rama ik!

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on 11.06.2018

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1594″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook