Ballina Aktualitet VIDEO/ Tentoi ta grabiste në autobus, shihni si i shpëtoi polices burri...

VIDEO/ Tentoi ta grabiste në autobus, shihni si i shpëtoi polices burri nga Tirana

Një vjedhje në autobusin e linjës së “Tiranës së Re” është filmuar nga udhëtarët në kryeqytet.

Por si duket hajduti, një burrë rreth të 60-ave, ka zgjedhur personin e gabuar për të grabitur.

Kjo pasi zonja e revoltuar që në mënyrë të përsëritur i bën thirrje shoferit të mos hapë derën e autobusit, është punonjëse e policisë, madje tregon dhe dokumentin që e vërteton këtë gjë

Gruaja në fjalë merr targën e autobusit dhe njofton kologët e saj të policisë. Pavarësisht kësaj, të gjithë udhëtarët bëjnë presion që autobusi të vazhdojë rrugën sepse njerëzit kanë punë.

“Të lutem se na dalin fëmijët nga shkolla e do na mbesin në rrugë”, dëgjohet të thotë një pasagjere.

Gabimi i saj dhe shoferit është që hapën derën për të pritur policinë jashtë urbanit. Por ky gabim i tyre bëri që hajduti t’ia mbathë me vrap duke shpëtuar.

Megjithatë ngjarja u filmua e gjitha ku duket qartë edhe fytyra e hajdutit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook