Ballina Aktualitet VIDEO/ “Do t’i shkatërrojmë të gjitha, janë mashtrim”, Anonymous Albania sulmon Bankat...

VIDEO/ “Do t’i shkatërrojmë të gjitha, janë mashtrim”, Anonymous Albania sulmon Bankat e Shqipërisë

Grupi i haktivistëve shqiptarë, “Anonymous Albania” ka sulmuar faqet e internetit të Bankave Shqiptare.

Me anë të një njoftimi në faqen e tyre në “Facebook”, ata njoftojnë se bankat po sulmohen për arsye se ato janë manipulim ndaj njerëzve edhe mashtrim.

Në videon e publikuar theksohet se sulmi ndaj bankave do të vazhdojë deri në zhdukjen e tyre.

Kujtojmë që pak kohë më parë “Anonymous Albania” sulmoi disa nga faqet e qeverisë franceze për vdekjen e Florenc Beqirit.

Sulmeve të tyre nuk i ka shpëtuar as qeveria shqiptare dhe Policia e Shtetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook