Ballina Bota VIDEO/ Tronditet Turqia, i riu qëllon me breshëri në drejtim të stafit...

VIDEO/ Tronditet Turqia, i riu qëllon me breshëri në drejtim të stafit të universitetit, 4 të vdekur (Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë mesditën e sotme, ku të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një universitet.

Mediat turke njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në universitetin ‘Osmangazi’ në qytetin Eskişehir. 

Sipas të njëjtave burime mësohet se vrasësi Volkan Bayar ka qëlluar dekanin, sekretarin e fakultetit dhe dy pedagog të universitetit.

Viktimat thuhet se janë personel i Eskisehir Osmangazi University.

Një numër policësh dhe ambulancash janë në vendngjarje ndërsa janë evakuar menjëherë studentet dhe personeli.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autori është arrestuar nga policia menjëherë pas sulmit teksa nuk dihen ende motivet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook