Ballina Kryesore VIDEO/ Vogëlushja shqiptare që po mahnit Francën me vokalin e saj, bën...

VIDEO/ Vogëlushja shqiptare që po mahnit Francën me vokalin e saj, bën shqiponjën gjatë performancës në Paris

 

Erza Muqolli është vajza nga Kosova që po magjeps Francën me zërin e saj të mrekullueshëm.

12-vjeçarja e talentuar u ngjit në skenën AccorHotels Arena në Paris, duke interpretuar në mënyrë të mahnitshme këngën “Listen” të Beyonce.

Vogëlushja kosovare jo vetëm që krijoi një atmosferë vërtetë magjike me performancën e saj, por fitoi dhe gjithë duartrokitjet e publikut francez.

Por ajo që i bëri më shumë krenarë shqiptarët ishte gjesti i veçantë i saj, teksa ngriti të dyja duart lart duke bërë simbolin kombëtar të shqiponjës.

Duhet thënë se sukseset e Erzës në interpretim dhe skenë e tejkalojnë moshën e saj të re. Vërtetë kjo vajzë është një artiste e lindur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook