Ballina Bota VIDEO/ Zgjedh personin e gabuar për të grabitur! Studentja bën për spital...

VIDEO/ Zgjedh personin e gabuar për të grabitur! Studentja bën për spital hajdutin

Një studente e guximshme përdori aftësitë e saj në arte marciale për të mposhtur një hajdut të armatosur, i cili u përpoq t’i vidhte telefonin.

Lorrana Braga, 23 vjeç, pavarësisht se agresori i kishte drejtuar armën, nuk hezitoi ta gjuante sepse besonte se arma ishte e rreme.

Duke përdorur një art ushtarak të quajtur “Morganti Jiu-Jitso”, i cili është një përzierje e karates dhe xhudos, ajo i dha disa goditje sulmuesit, i cili i befasuar nga guximi i studentes, u largua nga vendi i ngjarjes.

Por, sipas policisë, veprimet e Lorranas nuk janë të këshillueshme pasi arma mund të kishte qenë e vërtetë, gjë e cila do të kishte rezultuar fatale për të.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook