Ballina Bota VIDEO+18/ Publikohen pamjet horror, dy artistët rrihen brutalisht për vdekje pasi u...

VIDEO+18/ Publikohen pamjet horror, dy artistët rrihen brutalisht për vdekje pasi u akuzuan gabimisht për trafikim fëmijësh

Ky është momenti tronditës kur dy artistë janë rrahur për vdekje në Indi, pasi janë akuzuar gabimisht për rrëmbimin dhe trafikimin e fëmijëve në zonën e Guwahatit.

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur turma njerëzësish dynden drejt dy artistëve duke i dhunuar barbarisht për vdekje.

Nilotpal Das dhe Abijet Nach u akuzuan gabimisht për një sërë videosh të publikuara në Whatsapp ku shfaqeshin rrëmbime fëmijësh, dhe kjo për arsye se ata kishin ngjallur dyshime për shkak të “flokëve të gjata”.

Pas këtij krimi të tmerrshëm, policia indiane ka arrestuar të paktën 16 persona, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy të rinjve, shkruan “DuaLajm.com”.

Viktimat janë zvarritur, goditur, më pas janë lidhur e goditur me shkopinj gjer në vdekje.

Njëri prej artistëve që u vranë barbarisht iu është lutur turmës së njerëzve, me fjalët: “Ju lutem mos me vrisni, unë jam asamez. Po flas të vërtetën, nuk kam lidhje me rrëmbimin e fëmijëve”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes me vonesë, ndërsa dy artistët u transportuan drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mundën dot t’i mbijetojnë dot goditjeve brutale që kishin pësuar.

Të paktën 6 persona të tjerë janë vrarë në këtë zonë, për shkak të disa “thashethemeve” të përhapura në WhatsApp, mbi një bandë kriminale që dyshohej se grabiste fëmijë për qëllime trafikimi.

Viktima, Nilotpal Das
Viktima, Abijeet Nath

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook