Ballina Kryesore Vidhnin banesat në Itali, kapen 3 “skifterë” shqiptarë

Vidhnin banesat në Itali, kapen 3 “skifterë” shqiptarë

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke vjedhur në një apartament në vendin fqinj.

Sipas mediave fqinje, shqiptarët e arrestuar janë të rinj, përkatësisht 26, 21, dhe 25 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Ata kishin hyrë në katin e parë të një banese dhe më pas policia ka rënë në gjurmët e shqiptarëve, duke kryer edhe arrestimin e tyre. Pas kontrolleve të kryera, shqiptarëve iu janë gjetur sendet e vjedhura si çanta, një sasi eurosh si dhe mjetet të tjera, të cilat i përdornin për të vjedhur e grabitur banesat në shtetin fqinj.

Policia ndërkohë vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të shqiptarëve, ndërsa dyshohet se ata prej kohësh kryenin këtë aktivitet të rëndë në Bolonjë, por jo vetëm.