Ballina Kronike Vijohet operacioni në “folenë” e drogës Shqipëtare

Vijohet operacioni në “folenë” e drogës Shqipëtare

Vijon operacioni i drogës në të gjithë territorin e Qarkut të Vlorës për të evidentuar dhe parandaluar kultivimin e kësaj të fundit, gjithashtu dhe trafikimin e lëndëve narkotike ! Forca të shumta policie janë bashkuar për të çrrenjosur këtë të keqe si : Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Reparti Delta Force, Njësia Speciale FNSH Fier dhe Guardia di Finanza.

Raportimet e tyre për këto ditë janë :

 

  • Sekuestrohet një sasi me lëndë narkotike prej 140 kg në Delvinë.

 

  • Evidentohen dhe asgjësohen 70 bimë narkotike në Gjormë, Vlorë.

 

  • Bllokohen dhe sekuestrohen 2 mjete lundruese në fshatin Pish-Poro (midis Fierit dhe Vlorës).

 

  • Shoqërohen 4 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjeve.

 

Gjatë kontrollove të ushtruara në fshatrat e lumit Vjosë dhe përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Himarë-Sarandë deri tek malet e Delvinës, ka rezultuar se:

 

—  Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vergo të Delvinës pranë vendit të quajtur “Shahino”, midis disa shkurreve janë gjetur 6 thasë të mëdhenj sintetikë të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva, me peshë të përgjithshme prej 140 kilogramë.

 

—  Në vijim të këtyre kontrolleve, janë evidentuar dhe asgjësuar 70 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva në fshatin Gjormë të Selenicës, të mbjella në një zonë të pyllëzuar, me lartësi nga 10 cm deri në 15 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

 

—   Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë lumit Vjosë, shërbimet kanë konstatuar dhe bllokuar 2 mjete lundruese “Gomone” në fshatin Pish-Poro, të cilat dyshoheshin se ishin fshehur me qëllim për të trafikuar lëndë narkotike.

 

Vazhdojnë hetimet për arrestimin e autorëve të implikuar në këto veprimtari kriminale.

 

Policia e Vlorës bën me dije se në ditët në vijim do të ketë kontrolle të rrepta me grupe pune të mirëorganizuara si dhe monitorimin e të gjithë territorit nga ajëri, toka dhe uji me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme si dhe marrjen e masave për ndëshkimin e personave përgjegjës.

Panik në SHBA/ Nxënësi 8 vjeçar shkon në shkollë me armë, arsyeja do t’ju habisë

Kaos pas sulmit në Mal të Zi, “blindohet” Ambasada amerikane në Tiranë

Kapen me 29 kg heroinë, pranga shqiptarit dhe 2 grekëve

EMRI/ Ishte kthyer në makthin e Kishës së Laçit, kapet “skifteri” që grabiti tre herë objektin e kultit

VIDEO/ Berisha i nxjerr emrin: Ju tregoj se kush është ministri i Ramës që luan me diamante

“Dikur vije në Kishë, tani je ushtar i ‘të fortëve’ me X6”, kujt ia drejton këtë letër Dom Gjergj Meta

Aksidenti tragjik në autostradë, policia jep detaje: Vajza e re po kthehej nga porti, çfarë iu gjet në portofol

Italia kërkesa për punonjës sezonal, 18 mijë vende në 2018 në bujqësi e turizëm…edhe për shqiptarët

Panik në Mal të Zi, sulmohet ambasada amerikane, agresori hedh veten në erë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humbin jetën dy persona. Zhduket drejtuesi i “Benz-it” (Emrat)

Artikulli paraprakLezhë- Rama ironizon listën e kandidatëve të PD : Me kaq Frroka sa keni, verjani targën Lezhës “Le Frr”
Artikulli tjetërMinistri i Brendshëm takon kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda