Ballina Aktualitet Vis Martinaj thyen heshtjen, flet publikisht për ngjarjen: Si u plagosa dhe...

Vis Martinaj thyen heshtjen, flet publikisht për ngjarjen: Si u plagosa dhe kush po kacafytej kur hyra t’i ndaj

Ervis Martinaj, personi që u plagos në një nga lokalet e zonës së bllokut, ka thyer heshtje, duke folur publikisht rreth kësaj ngjarje, të përshtjelluar nga misteri, çka ka sjellë dhe ngritjen e një sërë alibive, për sa i përket motivit të kësaj ngjarje.

Martinaj, një emër jo pak i njohur në Tiranë prej 24 orë qëndron i izoluar në ambjentet e spitalit të burgut, pranë QSUT, ndërkohë që ka pranuar ti përgjigjet disa pyetjeve, të cilat janë përcjellë tek ai nga avokati mbrojtës.

Martinaj ka rrëfyer se është qëlluar me një plumb, pikërisht kur ka hyrë në mes dy personave që po kacafyteshin me grushta, Fabiol Gaxha dhe Marvil Bilo.

Në rëfimin e tij, Martinaj thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk është në gjëndje të kujtojë se çfarë ka ndodhur, madje nuk ka qënë në gjëndje të dëgjojë krismat që kanë vijuar.

Martinaj, thotë se kur është përmendur, ka shkuar tek banaku duke u zvaritur dhe aty ka parë Redi Popeskun me një shishe ëiski në dorë.

I ka kërkuar ndihmë, dhe ashtu siç ishte i dehur ai e ka ndihmuar, duke e çuar deri tek taksitë, ku është nisur në spital.

Sipas Martinaj, kur ka mbëritur në spital, shikimi i tij është dobësuar,dhe gjëndja është përmirësuar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve.

I plagosuri thotë se Eljon Haton, të plagosurin tjetër e ka kushëri. “Kur ka filluar debati, unë kam qënë me një gotë në dorë duke pirë bashkë me Ervin Matën.

Sherri ishte mes Fabiolit dhe një personi që ishte ulur në tavolinën tjetër. Siç isha me gotë në dorë, kam hyre duke thënë “Mos, mos u zini!”, sepse kur hyra unë ata po ziheshin me grushte”-thotë Ervis Martinaj.

LEXO EDHE:  Misteri/ Kush i thirri autorët e vrasjes në Bllok?