Ballina Kryesore Vitet e internimit, flet djali i Mehmet Shehut: Më i lirë jam...

Vitet e internimit, flet djali i Mehmet Shehut: Më i lirë jam ndier në burg se sa në “Bllok

I ftuar në emisionin studio e hapur, Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu ka treguar historinë e jetës së tij që lidhet sa me Bllokun aq sa dhe me kohën që ka kaluar në burg.

Shehu ka befasuar me përgjigjen pasi u pyet se në cilën nga këto dy botë është ndier më i lirë. Ai u shpreh se në burg është ndier më i lirë se në Bllok.

“Liria si koncept i të drejtave të njeriut. Liria e brendshme në raport me veten tënde. Do thoja që në atë kohë nuk ekziston asnjë liri përveç asaj të brendshmes me veten tënde. Liria është kjo që ke brenda vetes dhe mund të jetë e rrezikshme. Liria e brendshme është e vetmja që ekziston në një sistem totalitar. Dhe kam pasur më shumë në burg se sa në Bllok. Në burg mendon më kthjellët nga bisedat që bëja me bashkëvujatësit e mij duke gjykuar nga ai më bënte të kuptoja më mirë. Censura në burg ishte më e pakët se censura jashtë. Në burg kontrolli ishte dhe ishin më pak të sofistikuar gardianët se sa ata jashtë. Në burg nuk hynte në mjetet specifike të të shkruarit të letërsisë,” tha Shehu.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook