Ballina Kryesore Vizat për Kosovën, Meta: Lajm i jashtëzakonshëm dhe arritje e madhe

Vizat për Kosovën, Meta: Lajm i jashtëzakonshëm dhe arritje e madhe

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshendetur vendimin e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Në një shenim në faqen e tij në “Facebook”, Meta shkruan se, “jam shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!: 

Ja shënimi i tij i plotë:

Urime Kosovë! 

Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën! 
Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane!
Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!