Ballina Kryesore Vjen reagimi i parë nga PD pas dekretemit të presidentit. “Me e...

Vjen reagimi i parë nga PD pas dekretemit të presidentit. “Me e pa Llesh MB ka shkuar për dreq”

Menjëherë pas dekretimit nga ana e Presidentit për Sandër Lleshin, Ministër të Brendshëm, ka ardhur dhe reagimi i ashpër i kreut të Partisë Demokratike mbi këtë vendim.

“Me e pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj tek Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja, e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar”.- shkruan Basha.