Ballina Kryesore Vota e Shqipërisë kundër SHBA në OKB, reagon Blushi: E pajustifikueshme, ja...

Vota e Shqipërisë kundër SHBA në OKB, reagon Blushi: E pajustifikueshme, ja kujt i shërben

Pas votës së Shqipërisë kundër SHBA për sa i përket njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, ka reaguar kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Blushi shkruan se asgjë nuk e justifikon votën e Shqipërisë në OKB.

Sipas Blushit, kjo votë kundër SHBA-së, i vlen më tepër Turqisë.

Statusi i plotë i Ben Blushit:
Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipërisë nē OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën. Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë. Ne kemi votuar një rezolutë kundër SHBA pa asnjë shkak real dhe pa asnjë arsye serioze. Për të gjithë ata që duan të fshihen pas historisë së votimeve në OKB kam një pyetje. Në fund të fundit për çfarë kemi votuar? Që një vend sovran, në këtë rast SHBA nuk duhet të ketë të drejtë ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem. Kush jemi ne që detyrojmë një shtet tjetër, se në cilin vend të një shteti tjetër duhet ta mbajë ambasadën e vet? Kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd. Një shtet levantin, do thoshte Faik Konica.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook