Ballina Kryesore Votat pro Ruçit/ Ish-deputeti i PD-së: Basha një lider cinik…

Votat pro Ruçit/ Ish-deputeti i PD-së: Basha një lider cinik…

SHPËRNDAJE

Zgjedhje e Ruçit si kryetari i kuvendit të Shqipërisë ka sjellur shumë reagime nga e gjithë politika shqiptare por votimi i tij nga 3 deputetë të PD-së ka bërë që shumë nga kritikët e Bashës ti vihenin menjëherë pas tij.

Një nga ish-deputetët e PD-së që ka reaguar lidhur me këtë çështje është dhe Sherefedin Shehu  i cili nëpërmjetë një postimi në rrjetet sociale shprehet se marrëveshja Rama-Basha është ende në veprim dhe këtë sipas tij e tregoi vetë kryeministri me falënderimin e tij publikt për pjesëmarrjen në votimin e Ruçit.

Shehu e cilëson si cinike pjesëmarrjen e Bashës në protestën e të përndjekurve.

STATUSI I SHEHUT
SHBA e Bojkoton, PD e voton zgjedhjen e Ruçit
PD e ka kundërshtuar publikisht zgjedhjen e Ruçit si Kryetar Kuvendi madje edhe e ka akuzuar se i ka “duart me gjak”, ndërsa dje mori pjesë në votimin e tij dhe i ka dhënë edhe 3 vota. Kështu ne nuk bëjmë opozitë por retorikë. Dhe kjo e bën cinike pjesëmarrjen e Bashës në protestën e të përndjekurve pas zgjedhjes së Ruçit.

Me sa duket marrëveshja Rama-Basha është në veprim. Këtë e konfirmoi vetë Rama, e cili e falënderoi publikisht PD-në për pjesëmarrjen në votimin e Ruçit, jo për 3 votat, sepse nuk kishte nevojë për ato. Prandaj në vend që të bëjmë sikur protestojmë më mirë të reflektojmë. Dhe reflektimi duhet të jetë shumë i thellë, sepse:

1. Po të kishim ligjin e lustracionit Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar. PD ka folur shumë por një ligj lustracioni sipas modelit të vendeve të tjera ish-komuniste nuk e bëri asnjëherë.

2. Në “demokracinë” tonë nuk bëhen zgjedhje por emërime. Kështu emërohen fillimisht kryetarët e partive, dhe më pas ata emërojnë kryetarët e bashkive, deputetët, Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.

3. Po të kishte fituar PD-ja 71 deputetë Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.

4. Po të mos kishte fituar PS-ja shumicën në Kuvend, përsëri Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.

5. Në Shqipërinë tonë nuk ekziston morali duke filluar nga kokat që ne i quajmë liderët e partive, të cilët shumicën e deputetëve që i emërojnë e kanë kriminelë, adoleshentë, të pashkollë, të paaftë, servilë dhe spiunë.

Pra në demokracinë që ndërtuam të gjithë së bashku nuk është ndonjë çudi që Ruçi u zgjodh Kryetar Kuvendi. Atëherë pse çuditemi dhe gjoja protestojmë sot?

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprak“ZOTI JU BEKOFTË TË GJITHËVE”/ President Trump lutet për banorët e Floridas, uragani “IRMA” po vjen
Artikulli tjetërFOTO/ Presidenti Ilir Meta dekreton qeverinë e re “Rama 2”