Ballina Kryesore Vrasja e vogëlushit shqiptar në Maqedoni, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë

Vrasja e vogëlushit shqiptar në Maqedoni, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë

Ministri shqiptar i Drejtësisë në qeverinë maqedonase, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme dhe ka argumentuar vendimin e marrë.

Në një deklaratë për mediat Saliji thotë se shkak për largimin e tij është bërë vendimi i Prokurorisë për të rigjykuar akuzën në rastin aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu.

“Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Saliji.

Sipas Salijit akti i dorëheqjes e ndërmerr jo nga dëshpërimi apo presioni por si një akt ndërgjegjësues  në drejtim të reformave në drejtësi.

4-vjeçari Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi në Kumanovë pas një konflikt me familjarë të vogëlushit. Prokuroria maqedonase ndryshoi akuzën nga vrasje me dashje dhe e cilëson veprën si aksidentale duke e akuzuar atë për “aksident me pasojë vdekjen”, një akuzë më e zbutur nga e mëparshmja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook