Ballina Kryesore Vrasja në Bllok/ Berisha: Pse s’mund ta përgojoj Elvana Gjatën

Vrasja në Bllok/ Berisha: Pse s’mund ta përgojoj Elvana Gjatën


Përveç së tjerash ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Open” foli edhe për ngjarjen e disa javëve më parë në Bllok. I pyetur nga gazetari Alfred Peza se përse ai nuk kishte reaguar sa i përket ngjarjes ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë Berisha tha se ka reaguar.

Madje ai u shpreh se ka qenë ndër të parët që ka reaguar, ndërsa më pas shtoi se, “nuk munda të komentoj, sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe”. S’mund të përgojoj një këngëtare, tha, ndërsa shtoi se versioni se sherri ndodhi për motive xhelozie nuk qëndron.