Ballina Aktualitet Vrau dhe groposi 34-vjeçarin pranë varrezave në Nikël, gjykata jep masën e...

Vrau dhe groposi 34-vjeçarin pranë varrezave në Nikël, gjykata jep masën e sigurisë për Hysni Ramajn

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për pronarin e mobilerisë, Hysni Rama, pasi akuzohet si autor i vrasjes së 34-vjeçarit Kejsi Hysa që u gjet i groposur në Nikël të Fushë-Krujës.

Rama dyshohet se ishte takuar me viktimën ditën e ngjarjes, ndërkohë që për vrasjen është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor, Agron Tufa.

34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ndërsa është gjetur i vrarë me plumb në kokë dhe i groposur para 4 ditëve pranë varrezave të fshatit Shelqet të komunës Nikël.

Sipas policisë, vrasja dhe groposja e 34-vjecarit është bërë në 5 korrik të këtij viti. Konflikti për borxhin prej 8 mijë euro që autorët i kishin 34-vjeçarit dyshohet se u bë shkak i vrasjes.

Viktima ishte në kërkim nga policia, pasi 3 vite më parë në bashkëpunim me dy persona të tjerë dyshohet se ka vrarë Edmond Theodhorin në Sarandë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook