Ballina Kryesore Xhisiela Maloku mesazh personal për Berishën: Ta dish mirë Sali, unë me...

Xhisiela Maloku mesazh personal për Berishën: Ta dish mirë Sali, unë me ty….


Pak minuta pasi bëri përgjegjëse Partinë Demokratike për tritolin që iu hodh në oborrin e shtëpisë, Xhisiela Maloku ka edhe një mesazh personal për Sali Berishën. Mesazhin e saj vajza nga Nikla që mori vëmendjen e saj pas publikimit të historisë së dhunës nga djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja e ka dërguar pranë Report TV.

Ajo i kërkon ish-kryeministrit ta lërë rehat atë dhe familjen e saj. Në gjithë këtë histori, Xhisiela thotë se askush nga PD nuk iu gjend pranë. Vajza shton ndër të tjera se për çdo gjë që i ndodh asaj e familjes së saj do mbajë përgjegjësi PD.

“Kam dhe diçka në lidhje me Sali Berishën, personalisht. I kërkoj që ai dhe partia e tij të më lërë rehat mua dhe familjen time sepse ato kaë hallin e tyre jo hallin tim. Unë dyshoj tek Partia Demokratike për motivet e tyre politike, gjë e cila është e qartë nga mbarë opinioni publik deri ditën e sotme. Këto të Partisë Demokratike përse nuk erdhën askush të më pyesin, qoftë dhe me një telefonatë si jam, në çfarë gjendje jam, çfarë po ndodh. Përgjigjen ju a jap unë sepse dhe ato si unë e dinë të vërtetën. Çfarë do më ndodhë mua dhe familjes time në vazhdim, Partia Demokratike do mbajë pëgjegjësi të plotë”, – u shpreh Xhisiela Maloku.