Ballina Kryesore Zbulimi i studimit: Ja çfarë ndodh me njeriun kur arrin moshën 105-vjeç

Zbulimi i studimit: Ja çfarë ndodh me njeriun kur arrin moshën 105-vjeç

Nëse ka një limit biologjik ndaj jetëgjatësisë së njeriut, kjo ende nuk është gjetur.

Në fakt, pasi arrihet mosha 105 vjeç, rreziku për të vdekur stabilizohet dhe qëndron konstant.

Kjo do të thotë se pas kësaj moshe bëhet e pamundur të thuhet se cili do të jetë limiti i vazhdimit të jetës së njeriut, sipas një studimi të publikuar në revistën “Science” dhe të drejtuar nga universiteti “Sapienza”, në bashkëpunim edhe me universitetet “Roma Tre”, “Berkeley” dhe “Southern Denmark” si dhe me ISTAT.

“Nëse ekziston një limit biologjik ndaj jetës së njeriut, kjo ende nuk është bërë e dukshme apo nuk është arritur”, tha koordinuesja e këtij studimi, Elisabetta Barbi, e departamentit të statistikave në “Sapienza”.

Në fakt, prej shumë kohësh komuniteti shkecor ka kërkuar të kuptojë nëse dhe si ndryshon rreziku për të vdekur me rritjen e moshës.

Studiuesit italianë, për këtë zbulim, janë bazuar mbi të dhënat që lidhen me rreth 4 000 persona mbi 100 vjeç (shumica gra), të mbledhura mes vitit 2009 dhe 2015.

“Këto të dhëna mundësuan që të verifikohet se rreziku për vekje rritet në mënyrë eksponenciale me moshën deri në 80 vjeç dhe më pas bie deri sa arrin një konstante, pas moshës 105 vjeçare”, shpjegon Barbi.

Zbulimi i këtij tabani, sipas studiueses, “jo vetëm që jep një përgjigje të qartë dhe të sigurt mbi nivelet e vdekshmërisë, për është thelbësore për kuptimin e mekanizmave që lidhen me jetëgjatësinë e njeriut dhe zhvillimin e teorive të reja mbi plakjen”.

“Ky është një konfirmim i parë i rolit që luan mbijetesa selektive, pra fakti që mbijetojnë vetëm individët më pak të brishtë dhe të prekur nga sëmundjet dhe vdekja”, përfundon ajo, njofton ata.

LEXO EDHE:  Vetmia si sëmundje genetike. Mjekët studiojnë paaftësinë e njeriut për t’u socializuar

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook