Ballina Aktualitet Zbulohet afera korruptive, ja shifra marramendëse që iu është ofruar artistëve për...

Zbulohet afera korruptive, ja shifra marramendëse që iu është ofruar artistëve për të “qepur” gojën për Teatrin Kombëtar

Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme protesta e artistëve, kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, aktori i njohur, Romir Zalla ka shprehur opinionin e tij, ndërsa ka theksuar se ka në dorë vetëm fjalën.

Zalla ka akuzuar qeverinë, se disa aktorëve u janë ofruar 100 mijë euro dhe shtëpi, për të mos folur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ndër të tjera, aktori tha se Teatri ka mbi 20 vite që po rrënohet, dhe se kjo sipas tij vjen për shkak të ndarjes që iu është bërë artistëve.

“Ne na kanë ndarë në të vjetër dhe në të rinjë, me rrogë pa dhe rrogë, të jashtëm dhe të brendshëm, të kuq dheme ngjyrë blu. Teatri po prishet çdo ditë”, deklaroi Zalla.

Gjithashtu Zalla i bëri thirrje politikës shqiptare të mos tregohet arrogante me artistët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook