Ballina Kryesore Zbulohet kandidati i Opozitës për kryebashkiak të Tiranës, ja personazhi i njohur...

Zbulohet kandidati i Opozitës për kryebashkiak të Tiranës, ja personazhi i njohur publik që do të sfidojë Veliajn

Gazetari Bledi Mane pretendon se ka zbuluar kandidatin e opozitës për kryebashkiak të Tiranës, në Zgjedhjet Vendore të vitit të ardhshëm.

Përmes një statusi në “Facebook”, Mane shkruan se ai do të jetë imami shqiptar, Elvis Naçi, një personazh mjaft i njohur për besimtarët myslimanë, por jo vetëm.

Kujtojmë që pak ditë më parë mazhoranca njoftoi se kandidati i saj për zgjedhjet bashkiake në Tiranë, do të jetë kreu aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Nga Bledi Mane
Nuk vunë mend nga hera e parë. Kur regjimi i Sali Berishes po hallakatej mes disfatave te nje pas njeshme ne vitet 2012-2013, nxorren nga menga e pushtetit karten e nacionalizmes. Hodhen ne treg nje parti te re politike, Alenacen Kuqezi te Kreshnik Spahiut, me shpresen se ne zgjedhjet e qershorit 2013 do sfumonin sado pak uraganin e Rilindjes se te majtes. Deshtuan dhe po tentojne serish ta vene perseri ne zbatim, kesaj here me ane te Islamit Politik.

Popullariteti ne rritje i kryenashkiakut te Tiranes Erion Veliaj dhe punet kolosale te skuadres se tij e kane lene pa fjale opoziten e djathte. Askush nga rradhet e Partise Demokratike nuk kerkon te aveturoje. Shpresa e vetme ishte Jorida Tabaku por kjo ua ka prere shkurt se nuk djeg mandatin e deputetes duke u ballafaquar me lali Erin. Te gjendur pa asnje alternative dhe pa asnje kandidat potencial, opozita e Lul Bashes i eshte perulur klanit te vajzes se Saliut, Argita Berishes. Kjo e fundit po lufton fort duke futur ne loje e duke promovuar nje klerik fetar te rangut te trete.

Elvis Naçi, imami i xhamise se nje lagjeje qendrore ne Tirane, po behet gati te lançoje karrieren e tij politike. Po ngrihet ne piedestal si nje prej moderuesve jo vetem te islamit shqiptar. Duke shfrytezuar popullaritetin e tij te besimtaret e shumte, klani i Argites ia kane ngritur prej kohesh nje infrastrukture moderne komunikimi dhe promivimi. Imami musliman me emer oksidental dhe mbiemer ortodoks eshte mjaft aktiv ne rrjetet sociale dhe televizionet kombetare. Njihet si guru fetar i femijeve te Sali Berishes dhe ka fituar simpatine absolute te tyre.

Te xhamia e ures se Tabakeve ku Elvisi ushtron aktivitetin e tij fetar, nje dite te veçante ne jave ua kushton Argites, Jamarberit dhe Shkelzenit duke i ushqyer shpirterisht e menderisht. Madje prej disa muajsh, nje program televiziv ne kanalin News 24, tregon me zë dhe figure punet e mira filantrope te imamit Naçi, i cili tashme shihet nga qindra familje te varfera si engjelli shpetimtar i mizerjes dhe fukarallekut. Me ndihmen edhe te nje banke private te afert me familjen Berisha, miti dhe financat e Elvis Naçit po latohen fuqishem duke e shitur si udherrefyesin e mijera hallexhinjve. Pavaresisht se programi i tij televiziv eshte nje vjedhje e paster e nismes sociale ” Fundjava ndryshe”, kjo nuk i pengon promovuesit e Elvis Naçin te godasin fort ne dilemen shqiptare.

Partia Demokratike se bashku me Levizjen Socialiste per Integrim justifikohen me kandidaturen e klerikut Naçi duke paralelizuar rastet e kryebashkiakeve muslimane ne Roterdam te Holandes dhe ne Londer te Britanise se Madhe.

Ky do te jete rasti i dyte qe kryeqytetin shqiptar kerkojne ta drejtojne klerike fetare muslimane. E para here ndodhi ne vitet ’20 kur imami Zyber Hallulli u zgjodh kryetar bashkie ne Tirane, ndersa 90 vjet me vone kerkohet te kandidohet nje tjeter klerik.
Shterperimi i opozites se sotme po konvergohet ne nje loje te rrezikshme duke goditur laicitetin e institucioneve publike shqiptare por gjithesesi le te sherbeje kjo aventure si kenga e fundit e mjellmes edhe per Lulzim Bashen, edhe per familjen Berisha!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook