Ballina Bota Zbulohet shkaku i ekzekutimit të futbollistit brazilian, ja “gabimi i pafalshëm” që...

Zbulohet shkaku i ekzekutimit të futbollistit brazilian, ja “gabimi i pafalshëm” që i mori jetën (FOTO)

Futbollisti i Sao Paulo në Brazil, Daniel Correa Freita është gjetur i masaakruar në shkurre me datën 27 tetor.

Ngjarja bëri bujë të madhe në të gjithë botën, për shkak të vraasjes maakabre.

Tre ditë më vonë policia arrestoi biznesmenin 38-vjeçar Edson Brittes Junior si person të dyshuar për vrasjen e futbollistit.

Biznesmeni ka pranuar krimin, duke thënë se ai kishte kapur 24-vjeçarin duke përdhuunuar gruan e tij Cristina.

Daniel ishte ftuar në festën e ditëlindjes së vajzës së çiftit, Allan, e cila festonte 18-vjetorin. Festa nisi fillimisht në një lokal nate dhe më pas vazhdoi në shtëpinë e familjes.

Tanimë janë publikuar edhe fotot e futbollistit me gruan e biznesmenit, të gjetura në Whatsapp, foto të cilit ai ua kishte dërguar shokëve të tij para vrasjes.

”Mund të fle këtu. Ka disa gra që po flenë nëpër shtëpi. Do ta ‘haa’ mamanë e vajzës që ka ditëlindjen…dhe babai është këtu”, shkruante futbollisti, pa e ditur se pak minuta më vonë do të masakrohej.

“E kam gooditur shumë herë dhe e nxora jashtë shtëpisë. Nuk e di nëse ishte zgjuar, i pavetëdijshëm apo nëse thjesht kishte mbyllur sytë”, ka thënë biznesmeni në dëshminë e tij.