Ballina Kryesore Zbulohet shkaku i sherrit mes Noizyt dhe Encës, ja çfarë thotë këngëtarja

Zbulohet shkaku i sherrit mes Noizyt dhe Encës, ja çfarë thotë këngëtarja

Konflikti mes Encës dhe reperit Noizy u bë publik në fillim të vitit 2017 dhe shumë nga fansat e dyshes mund të jenë akoma konfuzë për arsyen e përçarjes mes dy artistëve shumë të dashur për publikun shqiptar.

Gjatë një interviste për emisionin “Nin”, që do të publikohet javën e ardhshme, këngëtarja shqiptare sqaron mosmarrëveshjet me reperin.

“Sepse mashkulli ka shumë ego! Meshkujt në përgjithësi nuk do të donin të ishin me një femër që fiton më shumë se ai”, shprehet Enca teksa zbulon arsyet e konfliktit.

Kujtojmë që sherri mes tyre vijon ende mes tyre në distancë, ku pak ditë më parë Enca fshiu nga kanali i saj në YouTube videoklipin e këngës më të suksesshme të tyre, “Bow Down”, e cila numëronte mbi 100 milionë klikime.