Ballina Kryesore Zbulohet sms-ja e Ramës për deputetët socialistë: Mos e vrisni mendjen!

Zbulohet sms-ja e Ramës për deputetët socialistë: Mos e vrisni mendjen!

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ndaj deputetëve të Partisë Socialiste kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër telefona kundër mbylljes së basteve.

Në këtë mënyrë Rama ka nisur një sms drejt deputetëve socialsistë ku shkruan se mos të dëgjojnë shpifje për monopolin online, sepse s’do ketë asnjë lloj monopoli prandaj mos e vrisni mendjen.

“Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër tel kundër mbylljes se basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos degjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do ketë asnjë lloj monopoli!”, shkruan Rama.