Ballina Kryesore Zgjedhja e Ruçit kryetar Kuvendi me votat e PD, reagon ashpër Basha:...

Zgjedhja e Ruçit kryetar Kuvendi me votat e PD, reagon ashpër Basha: E turpshme! Ai është…

SHPËRNDAJE

Pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit me 80 vota pro si kryetar i ri i parlamentit, dy prej të cilave nga opozita, LSI dhe PD lanë sallën e Kuvendit duke u larguar.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, i cili ishte pranë të përndjekurve politikë që po protestonin jashtë.

Basha deklaroi se është e turpshme që Gramoz Ruçi të zgjidhet në krye të parlamentit, duke e akuzuar atë si përgjegjës për masakrën e 2 prillit të vitit 1991 në Shkodër.

“Është e turpshme të zgjidhet Gramoz Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme. Ruçi pinjoll i diktaturës! Zgjedhjet u fituan në aleancë me krimin: Në këtë ditë, ku së bashku me nderimin e martirëve të Postribës mblidhemi jo vetëm për të vendosur së bashku, por edhe për të luftuar së bashku që e djeshme të mos kthehet më kurrë si e nesërmja”, deklaroi Basha.

Duke shprehur mbështjetjen ndaj protestuesve Basha tha se PD do të jetë në krahun e tyre.

“Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit”, deklaroi ai.

 

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakGramoz Ruçi zgjidhet me 80 vota pro kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Artikulli tjetërVotat e opozitës pro Ruçit/ Dhëndri i Berishës shpërthen ndaj demokratëve: Zuzarët shkuan pas parave të pista të Edvinit